15-vjeçarja vd*es pas komplikimeve nga Covid-19, Stevanoviq: Pacientja në Shkup u soll në gjendje të rëndë


Një paciente 15-vjeçare nga fshati Sellcë i Tetovës, ka ndërruar jetë në Klinikën Inf*ektive në Shkup nga komplikimet e shk*aktuara nga Covid-19. Në spital ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe megjithëse mjekët i dhanë terapi të plotë, ajo nuk arriti ta mposhtë sëmundjen tha drejtoresha e këtij spitali, Milena Stevanoviq. Sipas raportit mjekësor bëhet fjalë për paciente me obezitet. Referuar anketave epidemiologjike, paraprakisht babai i vi*ktimës ka qenë pozitiv me Covid-19, ndërsa si pasojë e komplikimeve nga virusi ditë më parë ka ndërruar jetë edhe nëna e saj.

“Pacientja erdhi tek ne në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve të mia nga komunikimi me kolegët, gjithashtu është dërguar në Tetovë me zhvillim shumë të shpejtë të pasqyrës së rendë̈ klinike. Me terapi është mbuluar plotësisht por për fat të keq nuk ka pasur çfarë të shtohet ose t’i jepet që të ndryshohet rezultati”, tha Milena Stevanoviq – Drejtoresh e Inf*ektologjisë.

Ndërkaq dje ndërroi jetë edhe një pacient 22-vjeçar nga Kumanova, për të cilin drejtoresha e spitalit tha se nuk kishte ndonjë sëmundje kronike, por as nuk ishte i vaksinuar.
“Ai pacient gjithashtu shumë i ri që nuk është i vaksinuar, që nuk ka kormobilitet, te ai sëmundja ka filluar para dhjetëra ditëve para se të paraqitet për mjekim. Një ditë është trajtuar në spitalin e Kumanovë e më pas është transportuar te ne”, shtoi Stevanoviq.

Stevanoviq apelon që të rinjtë të jenë përgjegjës dhe të respektojnë masat sepse, siç thotë, rinia nuk mbron nga vd*ekja, siç u konsiderua në fillim të epidemisë.
Në Klinikën e Sëmundjeve Inf*ektive, aktualisht janë shtruar 160 pacientë, nga të cilët 10 deri në 15 kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.
Sipas Stevanoviq, pasqyra klinike e atyre që janë vaksinuar është më e lehtë sesa ajo e të pavaksinuarve.

Baby Boo