Armina Mevlani u drejtohet burrave: Ose bëni punët e shtëpisë, ose paguani dikë të pastrojë


Moderatorja Armina Mevlani ka folur në lidhje me punët e shpisë sesi duhet të ndahen mes partnerëve.

Mevlani në “Goca dhe gra”, ku tema ishte “Burri nuk të ndihmon në shtëpi, a mund të shkohet deri tek ndarja?”, ka thënë se nëse të dy punojnë, atëherë të dy duhet të japin kontributin në punët e shtëpisë.

Ajo madje u shpreh se nëse burri nuk ndihmon, atëherë të paguaj dikë për ndihmë.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishni duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në ‘Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros” tha Armina.

Baby Boo