Argjentina fiton Kupën e Botës 2022, Mesi merr trofeun e parë dhe të vetëm


Argjentina ngre lart trofeun e Kupës së Botës 2022. Katar 2022 uli siparin mbrëmjen e sotme me finalen e madhe në “Lusail Stadium”, ku Argjentina dhe Franca matën forcat, në një ndeshje me emocione e shumë gola dhe ku gjithçka u vendos nga 11-metërshat.

Argjentinë – Francë 3-3  (Messi 23′ pen., 108′, Di Maria 36’/ Mbappe 80′ pen., 82′, 118′ pen.) 4-2 me penallti
124′ – Lautaro me kokë, godet keq.

123′ – E pabesueshme çfarë humbet Mouani, bën mrekulli portieri Martinez.

119′  – Moment i vështirë tek Argjentina, topi shkon ngjitur me shtyllën.

118′ – Gooooool. Tjetër penallti dhe Mbappe nuk gabon sërish, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën. Finale dramatike. 3-3 në “Lusail Stadium”, 4 minuta para fundit.

108’ – Goooooool. Lionel Messi shënon golin e tretë për Argjentinën, pas një aksioni mjaft të mirë me protagonist Lautaron.

106’ – Tjetër vertikalizim për Lautaron, që i vetëm me portierin gjuan jashtë kuadratit. Dy raste për një minutë për sulmuesin, që shpërdoron mundësinë për të nisur festën.

105’ – Rast i artë për Lautaron, që gjuan i vetëm me portierin, por ndërhyn Konate dhe i ndal rrugën topit.

97′ – Messi provon nga distanca, por Loris i mohon golin me një super pritje, duke çuar ndeshjen në shtesë…

82’ – Finale e çmendur në “Lusail”, me Mbappe që shënon golin e dytë dhe rikthen baraspeshën. Dy gola në 2 minuta për yllin francez, që barazon gjithçka.

80’ – Gooooool. Rihapet finalja e Botërorit, me Kylian Mbappe që ekzekuton saktë një penallti dhe rikthen në lojë Francën. Kolo Muani i rrëmbeu një top Otamendit dhe u nis i vetëm me portën, por veterani argjentinas e ndal me faull.  

49’ – Pjesa e dytë starton me një tjetër rast për Argjentinën, që del rrezikshëm dhe provon me De Paul, por goditja e mesfushorit pritet pa problem nga Lloris.

41’ – Deschamps humb durimin me të tijtë dhe largon nga fusha dyshen Giroud-Dembele, për të aktivizuar Thuram dhe Kolo Muanin.

36’ – Gooooool. Kundërsulm vrastar i Argjentinës, që me disa pasime, mbërrin në portën e Lloris, aty ku Di Maria shënon me lehtësi golin e dytë.

23’ – Goooooool Lionel Messi zhbllokon finalen, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti dhe dërguar topin në rrjetën e portës së Lloris. Ishte Di Maria ai që hyr i në zonë dhe u pengua nga Dembele, teksa për arbitrin nuk kishte dyshime, penallti e konfirmuar edhe nga VAR.

17’ – Zbritje mjaft e mirë e Argjentinës me Molinën që gjen Di Marian në zonë, por goditja e sulmuesit është për t’u harruar.

5′ – Mac Allister jep shkëndijën e parë të finales, me një goditje nga distanca, që pritet pa problem nga Lloris…

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori. Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria.

Është anësori i Juventus surpriza e madhe në formacionin e albicelesteve duke qenë se Di Maria prej kohësh ishte me probleme fizike. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e lojtarëve me Otamendin dhe Romeron që konfirmohen në qendër të mbrojtjes, po ashtu edhe Fernandez me Mac Allister në fushë ndërsa në sulm Alvarez dhe sigurisht Messi.

Nga ana tjetër, Franca luan me formacionin e zakonshëm teksa Upamecano është preferuar në vend të Konate në qendër të mbrojtjes ndërsa në mesfushë Rabiot ka hedhur pas krahëve gripin dhe rikthehet titullar. Ndërkohë, në fushë është Giroud pavarësisht një goditje të marrë në gju, ndërsa Griezmann, Dembele dhe Mbappe janë në mbështetje të sulmuesit veteran.

Baby Boo