Një grup i arbëreshëve nga Italia të veshur me kostume kombëtare dhe të mbështjell me flamujt Kuq e Zi, janë parë sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ata prej ditësh po qëndrojnë për vizitë në Kosovë ku po shohin bukuritë e vendit tonë, transmeton Indeksonline.
Në mesin e tyre ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.