Arjola Demiri zbulon porosinë e fëmijëve para se të hynte në Big Brother VIP: Të lutem mami, mos bëj marrëdhënie me askënd


Aktorja Arjola Demiri me hyrjen në Big Brother VIP zbuloi se kishte vendosur që të bënte këtë eksperiencë për fëmijët e saj.

Ajo e përmendi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pasi do ta ndihmojë shumë për t’u kujdesur për të tre fëmijët.

Pas përfundimit të natës së parë, aktorja nga Tropoja me disa nga konkurrentët e tjerë vendosën të qëndrojnë në oborr, tek pjesa e pishinës, për të diskutuar me njëri-tjetrin.

Në një moment, ajo tregoi se meqenëse nuk mund të merrte asgjë me vete nga fëmijët, vendosi që një foto të tyre ta pikturonte tek thonjtë. E teksa po fliste për fëmijët, aktorja zbuloi edhe këshillën që vajza e madhe i dha para se të futej në Big Brother VIP.

“Të lutem mami, mos bëj marrëdhënie me askënd! Ma thanë edhe isha absolutisht për jo, sepse është përgjegjësi e madhe. Unë jam në punë edhe e kam mendjen aty, i marr në telefon. Thash nuk shkoj atje se nuk rri, çfarë do bëj”, u shpreh Demiri.

“U thash që më kanë ftuar, nëse ju jeni dakord do shkoj, nëse nuk jeni dakord nuk do shkoj. Helga dhe Rubini thanë direkt ‘po’, ndërsa Alesia tha ‘jo’. Pastaj tha ‘nëse ti do të shkosh, shko’. Por e pashë që u mërzitën”, vazhdoi më tej Demiri.

Arjola ndërkaq është ndarë nga bashkëshorti shumë vite më parë dhe deklaroi po ashtu në Big Brother se nuk do të martohet më.

Baby Boo