Arbër Hajdari i drejtohet Nitës: Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën në BB VIP Albania


Nita Latifi është banorja e vetme nga Kosova në Big Brother VIP Albania deri në këtë pikë të lojës.

Rrugëtimi i saj brenda ka qenë mjaft i qetë, teksa së fundmi është përfshirë në një debat me Luiz Ejllin.

Ajo është përkrahur nga opinionistët të cilët e përgëzuan për rrugëtimin që ka bërë deri më tani.

“Bravo Shote Galica. Bravo! Çoje deri në fund”, ka qenë komenti që Zhaklin Lekatari ia bëri Nitës.

Arbër Hajdari nga ana tjetër i tha se e ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, duke mos thënë asnjë fjalë ofenduese asnjëherë.

“Dua ta përgëzoj Nitën që nuk ka thënë asnjë fjalë ofenduese gjatë rrugëtimit të saj. Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën”, shtoi Hajdari.

Baby Boo