Arben Taravari: Burgosja e Feta Alimit është rasti i radhës i montuar politikë


Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari i ftuar në Tv Alfa ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit me theks të veçantë ngjarjet e 27 prillit dhe denimi i Abdulfeta Alimi.
Taravari ka thënë se nëse duhet të denohet dhe të përgjigjet për mosveprim në ditën kritike është Ministri i Punëve të Brendshme që aktualisht është zv.Ministër.
“Prandaj ky denimë është non-sens për vet faktin se Feta Alimi është i vetmi që ka ndihmuat në mbrojtjen e Deputetëve dhe është meritori për shpëtimin e Deputetit Sela.
Ky është edhe një rastë tjetër i montuar politikë dhe përmes denimit të Alimit po tentohet të bëhet presion politikë ndaj Aleancës për shumë shkaqe. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mekanizmat demokratike për të fituar drejtësinë për Feta Alimin por edhe për të gjithë shqiptarët që po vuajnë në burgje si pasojë e rasteve të montuara politike.”, theksoi Taravari.

Baby Boo