SHBA-ja dë*non një maqedonas dhe një rus për kr*ime kibernetike


Nën ak*uzat për përfshirje në kr*ime kibernetike të nivelit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë dë*nuar me bu*rgim një rus dhe një maqedonas. Rrjeti në të cilin ishin të përfshirë këta dy persona është përgjegjës për vj*edhjen e 568 milionë dollarëve në të gjithë botën, tha Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Sergei Medvedev, 33 vjeç, nga Rusia dhe Marko Leopard, 31 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, u dë*nuan me 10 vjet përkatësisht me 5 vjet bu*rgim. Më parë ata ishin deklaruar fajtorë nën ak*uzën e konspiracionit ma*shtrues.

Medvedev ishte një bashkëthemelues dhe administrator i Infraud, një “ndërmarrje kr*iminale në internet që ekzistonte për të pasuruar anëtarët dhe bashkëpunëtorët e saj përmes një morie veprimesh kr*iminale të vj*edhjes së identitetit dhe ma*shtrimit financiar”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ai u arr*estua në Tajlandë në vitin 2018.
Leopard ndihmoi në shitjen e mallrave dhe shërbimeve të paligjshme në internet për anëtarët e Infraud.

“Shpartallimi i një organizate të kr*imit kibernetik siç është Infraud kërkon ndjekjen jo vetëm të atyre që vj*edhin, shesin dhe përdorin të dhëna personale, por edhe të atyre që ofrojnë infrastrukturën që lejon veprimin e organizatave të kr*imit kibernetik “, tha njëri nga prokurorët amerikan, Nicholas L. McQuaid.
Ky rrjet në kulmin e aktivitetit të tij kishte 10.000 anëtarë dhe ata vepronin nën moton “Në ma*shtrim ne besojmë”.

Baby Boo