Arbana apo Luana: Mësohet kush do e prezantojë ‘Big Brother VIP’


Që nga momenti kur u bë e ditur se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP”, ka pasur diskutime se kush do e prezantojë programin.
“Panorama” shkruan se sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia ka “rrëmbyer” këtë format Arbanës.

Sipas këtyre burimeve “Big Brother VIP” do i besohet Luana Vjollcës, që ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”.
Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti.

Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

Baby Boo