OJQ-të i kërkojnë qeverisë të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve të vogla


Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në të gjithë vendin, sipas OJQ -ve, është për shkak të stimulit financiar shtetëror. Për vetëm 13 vjet, në vend janë ndërtuar 96 hidrocentrale të vogla, të cilët kanë tarifa preferenciale të energjisë elektrike duke subvencionuar përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Vitin e kaluar, ata fituan 16 milionë euro. Paralajmërohet ndërtimi i 25 hidrocentraleve të vogla. OJQ -të kërkojnë që qeveria të bëjë ndryshim dhe tarifat t’i zëvendësojë me premi për mbështetje të prodhimit të energjisë elektrike.

“Nuk i respektojmë udhëzimet e Bashkimit Evropian të cilat synojnë të heqin dorë nga sistemi mbështetës përmes çmimeve tarifore dhe kalimin në sistemin mbështetës përmes premive, sepse konsiderohet si sistem më i avancuar që do t’u përgjigjet më shumë forcave të tregut, respektivisht ndryshimeve të çmimeve “- deklaroi Vesna Garvanlieva, Qendra për Analizat Ekonomike.
Sipas OJQ-ve, premitë janë më kompaktibile me liberalizimin e tregut sesa tarifat e privilegjuara. Kërkesat do t’ia dorëzojnë Qeverisë.

“Do të kërkojmë që ajo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo mbajtje e mëtejshme e sistemit të tillë të funksionimit, praktikisht nënkupton favorizimin e një teknologjie të caktuar, e cila nuk lejohet në Bashkimin Evropian dhe në komunitetin e energjisë, në të cilën ne jemi anëtarë dhe sipas legjislacionit tonë për ndihmë shtetërore ku teknologji të caktuara nuk guxojnë të favorizohen.”- pohoi Davor Pehçeski, “Eko –svest”.

Hidrocentralet janë ndërtuar edhe në zona të mbrojtura, të pasura me burime natyrore. Me ta shkatërrohen shtretërit e lumenjve, e ndotin ujin dhe tokën me vajra motorikë nga mekanizimi. Dëmtimi i tyre në natyrë vë në dyshim justifikimin e ndihmës shtetërore.

“Ajo që e kemi parë pas shumë vitesh monitorim të këtyre projekteve është dëmi i dukshëm që po ndodh me ekosistemet natyrore, si dhe dëmi që po ndodh në kurriz të qytetarëve që kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të ndërtimit të këtyre projekteve. “- tha Ana Çoloviq Lesoska, Drejtore Ekzekutive e “Eko – Svest”.
Me ndërtimin e hidrocentralit që subvencionohet me tarifë të autorizuar, kompania ka fitim të garantuar. E pyetëm Qeverinë nëse do ta ndryshonin Dekretin për masat për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, por nuk morëm përgjigje.

Baby Boo