Apsurdi që i kalon kufijtë


Absurdi që i kalon kufijt..!
Jemi dëshmitarë për sagën e një profesoreshe e cila në betejën e sajë për të vërtetur ose për të nxjerë të vërtetën dhe të drejtën apsolute ajo posedon vendimin gjyqësor në favor të saj, vendim nga Gjykata Supreme!
Të gjithë e dimë se, vendimet e Gjykatës Supreme janë përfundimtare dhe si të tilla duhet zbatuar në mënyrë të përpiktë (të mënjëhershme).
Ja që edhe me një vendim nga Gjykata Supreme dhe me rekomandim nga të gjithë inspektoriatet po edhe me prononcim të drejtëpërdrejt të Ministrit të Arsimit që vendimi të zbatohet, drejtoresha e shkollës vazhdon inatin e vetë dhe as i bëhet vonë, mu ashtu si me qenë në pronë të”trashëguar e private” pas vendimit të Supremes drejtoresha për këtë rast nuk e ka të drejtën as të shkronjës “A” e lere të bëje “naze”
Aloo, ku është Prokuroria, ku është gjyqësia që drejtoresha të mos thirret në përgjegjësi për moszbatimin e vendimit të Supremes, ki mosveprim nga të përmendurit më lartë është skandal e shkuar skandalit.
Sikur drejtoresha ka haruar largimin e saj nga puna në kohën e komunizmit.
Drejtoresh trimëri dhe korektësi është t’i ofrosh diçka dikuj e jo t’i marish, gjithashtu sinqerisht jam kureshtarë të di nga buron forca juaj.
Njeriu i mençur dëgjon një fjalë dhe kupton dy.
Mjerë qytetari i cili shumë lehtë mundë të bëhet viktim si profesoresha në fjalë.
Solidariteti shoqëror është shtylla themelore për ruajtjen e barazpeshës të një shoqërie njerëzore!
Sot profesoreshës nesër mundet të ju ndodhë Juve, mua dhe çdokujt..!
“Zhivot za site, pravda za jakite”

Mr. Metali Alili

Baby Boo