Apeli i mjekut: Na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja


Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook ka përcjellë mesazhin e sotëm të profesorit Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë. ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre në mënyrë që të mos përhapin akoma më shumë CoVid-19.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”

Baby Boo