Arta Elezaj tregon se a është në lidhje me deputetin kosovar


Është zbuluar më në fund e vërteta lidhur me zërat për një lidhje mes Artës dhe deputetit.
Arta Elezaj është një ndër aktoret shqiptare më simpatike, e cila gëzon shumë ndjekës në rrjetet sociale, ku poston shumë foto e video për ta. Ndryshe nga jeta profesionale, atë private ajo ka zgjedhur ta mbajë sa më hermetike, mirëpo është përfolur për një lidhje me një deputet nga Kosova.

Teksa ishte e ftuar në emisionin e Luanës, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me këto thashetheme. Në lojën e fundit të puntatës “Ndaje ose tortën” kaçurrelsja nga Kosova na bëri me dije lidhur me një nga lajmet e fundit për të dhe na zbuloi se si qëndron e vërteta.

Pyetja për të ishte: ”Arta pak kohë më parë u përfol për një lidhje dashurie mes teje dhe një deputeti të Kosovës. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” emrin e tij, ose tortën…”
Lidhur me këtë pyetje Elezaj u përgjigj: “Unë nuk kam asnjë unazë në gishtin tim, e ndër të tjera nuk ka asnjë deputet në skenë.”
Nuk dihet ende nëse Arta Elezaj është në një lidhje, por të paktën mund të heqim dyshimet e lindura për lajmet e fundit.

Baby Boo