Apeli anulon vendimin, Grujevski përsëri i lirë


Gjykata e Apelit në Shkup ka anuluar vendimin e shkallës së parë me të cilin ish kryeshefi i përgjimeve Goran Grujevski u shpall fajtor për shkatërrim të materialeve në rastin e PSP-së “Fortesa 2”, shkruan Fakte. Tani lënda rikthehet në fillim dhe deri në një vendim të ri, Grujevski është i lirë.

Ndryshe, Goran Grujevski është i akuzuar edhe për vepra tjera nga PSP, ndërkohë që ai ka ikur në Greqi, nga ku po zhvillohet një procedurë gjyqësore për ekstradim.

Baby Boo