APEL: Zonja e vetme ka nevojë për ndihmë! (VIDEO)


Femrat Shqiptare Kudo Që Janë morën rastin e një nëne për t’i blerë një banesë dhe për t’u siguruar një ardhmëri 4 fëmijëve të lënë në rrugë. Përfaqësuesja e Femrave Shqiptare Kudo në botë Gjyla Çeliku e takon zonjën dhe apelon te të gjithë bamirësit të kontribojnë.

Zonja Sebahat Saiti është rast i rëndë, e dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga ish bashkëshorti, në gjendje kome është dërguar në spital, pastaj një muaj te daja i cili nuk ka pasur kushte t’i ndihmojë, pastaj nga gazetarja Farie Dauti Bakiu janë gjetut bamirës që e kanë rehatuar për një vit, por tash i përfundon qeraja dhe fati I saj ishte përsëri në mëshirë. Humanizmi Fshkqj, të cilën faqe mund ta pëlqeni edhe në facebook, deri tash ka rehatuar disa familje me shtëpi në Kosovë dhe Shqipëri, tash vazhdon aktivitetet edhe në Maqedoni, për më shumë vizitoni faqen!

Femrat Shqiptare e ndihmojnë femrën shqiptare, bëjnë ate që ua mëson tradita dhe kombi, bëjeni edhe ju bamirës sepse do të shpëtoni një nënë të lënë në rrugë me 4 fëmijë!

Zoti e bekoftë Shqiptarinë!

Baby Boo