Kim Mehmeti: Rama po ndihmon Vuçiçin për të krijuar ‘Serbosllavinë’


Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste, deklaroi se kryeministri shqiptar po e ndihmon Aleksandër Vuçiçin për të krijuar ‘Serbosllavinë’.

Kryeministri i Shqipërisë me shumëçka të ngjan si të ishte ‘Dodiku’ i Shqipërisë, i cili ka për obligim ta ndihmojë Serbinë dhe presidentin serb të realizojë projektin që kjo hapësirë ballkanike – nëpërmjet kontrollimit të stabilitetit të pesë shteteve – të bëhet ‘Serbosllavi’;

– Neve na mungojnë politikanë që kanë ideal e jo vetëm qëllim për të ardhë e për të mbetë përjetë në pushtet;

– Ai që ta kontrollon rehatinë e ‘shtëpisë’ – pra stabilitetin e shtetit – ta kontrollon edhe lirinë. E ai që ta kontrollon lirinë, t’i ka marrë të gjitha;

– Veriu i Kosovës u ka shërbyer disa qarqeve ndërkombëtarëve edhe për ta shantazhuar shtetin nëpërmjet burrështetasve të shantazhueshëm të Kosovës, siç nuk është kryeministri i sotëm i saj dhe i cili, si i tillë, u pengon jo vetëm burrështetasve hajdutë të këtyre hapësirave, por edhe disa perëndimorëve që posa arrijnë në Ballkan, bëhen të njëjtë si ne;

– Mund edhe të ndodhë që të fortët e kësaj bote të vendosin ta ‘shpërblejnë’ Serbinë duke e barazuar kryeministrin e Kosovës të dal nga burgjet serbe me presidentin serb që projektoi zhdukjen e joserbëve, por është monstruoze që një gjë të tillë ta bëjë Tirana zyrtare;

– Serbia mund të ketë për qëllim që Kosova ta mos guxojë të burgosë kriminelin serb pa lejen e Beogradit, por është monstruoze që realizimin e këtij qëllimi ta ndihmojë Tirana zyrtare.

Baby Boo