Apasiev paralajmëron shumicë të re, ky është numri i deputetëve që thotë se i kanë


Kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, në llogarinë e tij në fejsbuk ka shkruar “62”, që nënkupton se, sipas tij, ka një mazhornacë të re prej 62 deputetësh dhe jo prej 61 siç ishte paralajmëruar më herët. Por, për momentin nuk dihet ende se kush është deputeti i 62 që do të mbështesë shumicën e re parlamentare. Ditën e premte opozita e bashkuar maqedonase dhe ajo shqiptare bën të ditur se në parlament është arritur një shumicë e re parlamentare prej 61 deputetësh, me synimin për të çuar në opozitë koalicionin LSDM-BDI. Ndërsa dje deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, tha se nuk do të shkojë në një mazhorancë të re me Të Majtën.

Baby Boo