Hoxha: Ja çfarë do të punojnë gjatë fundjavës

Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në izolim total deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, Qeveria përmes shtabeve komunale të krizës do t’i furnizojë qytetarët në nevojë, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai shtoi se të disa operatorë ekonomik që kanë leje për lëvizje, do të mund të dërgojnë porositë e tyre online në adreat e qytetarëve.

Sigma Doors

“Qeveria ka ngarkuar edhe shtabet komunale të krizës, të cilët funksionojnë në komunat përkatëse, përcaktojnë operatorë ekonomik marketet ku do të sigurohen vetëm produktet themelore udhqimore në përputhjë me kërkesat primare të qytetarëve, gjatë kohës së ndalimit të lëvizjes në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Kurse operatorët ekonomikë që janë të regjistruar të kryejnë dërgim të ushqimit nëpërmjet online porosive, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre gjatë ditëve të fundjavës. Pra të gjithë ata operatorë ekonomikë që do të përcaktohen nga shtabet komunale dhe që janë të regjistruar si operatorë ekonomikë të cilët mund të kryejnë shërbime me online porosi, do të mund që të sigurojnë ushqimet themelore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë”, tha Hoxha.