Anulohet skriningu për Kovid nëpër shkolla


Edhe pse ishte paralajmëruar që sot të niste, skriningu i nxënësve të shkollave fillore i cili do të zbulonte se ku dhe sa përhapet korona virusi dhe vallë mes nxënësve ka fëmijë asimptomatik, jozyrtarisht është anuluar për të hënën, sepse ende mblidhen prindërit që kanë lejuar tu testohet fëmija.
Zyrtarisht presim informacion nga MSH. Fillimin e skriningut për sot e paralajmëruan nga Komisioni për sëmundje ngjitëse mbrëmë, nga ku thanë se alarmin për hetimin e nxënësve e ka nxitur numri i lartë i fëmijëve të infektuar me virus. Trendi zgjat disa javë. Periudhën e fundit ka pas 12 raste të reja të infektimeve tek fëmijët në nivel republican. Me skrining planifikohet të përfshihen 2000 filloristë nga i gjithë vendi, por jo edhe nxënës të shkollave të mesme, ku sic tha Komisioni, gjendja është stabile. Planifikohet që fëmijët të testohen me teste të shpejta antigjenik ndërsa analizat do ti kryejë institute për shëndet public pas cka do të vendoset nëse do të ndryshohen masat epidemiologjike nëpër shkolla.

Baby Boo