Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Aleanca Ndërkombëtare”, Boki 13 kthehet në spital


Boki 13 i njohur në opinion si Boki-13 nga e hëna sërish është në spital. , kështu që kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin “Aleanca Ndërkombëtare”.

Jovanovski edhe më herët ka qenë i hospitalizuar, por javën e kaluar sërish u kthye në paraburgim në burgun hetues të Shutkës. Në burg ai qëndroi vetëm 2 ditë, por pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua sërish, ai u kthye në spital.

Tentim të ri për vazhdim të seancës gjyqësore do të ketë javën që vjen, pasi e njëjta është caktuar për më 28 nëntor. Përveç Jovanovskit i cili ishte kryetar i “Aleancës Ndërkombëtare”, të akuzuar janë edhe ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, babai i Boki-13, Mile Jovanovski, asistentja Hristina Bllazhevska dhe Jasna Mandiq.

Baby Boo