Ankohen ndërtuesit : Po jepen më pak leje ndërtimi, do të ndikojë në çmim


Në mars të këtij viti janë lëshuar 45.1 për qind më pak leje ndërtimi krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe kompanitë paraqesin probleme serioze administrative në nivel komunal gjatë dhënies së lejeve të ndërtimit. Ata kërkojnë respektim në tërësi të rregullativës ligjore.

“Mosrespektimi i afatit ligjor prej 20 ditësh do të thotë prolongim i fillimit të procesit të ndërtimit, që gjithashtu do të thotë harxhime shtesë për kompanitë ndërtuese dhe qytetarët. Duhet të qartësohet dinamika e realizimit të investimit, e pagesës dhe të gjitha kushtet e tjera”,- deklaroi kryetari i Odës së Ndërtimtarisë pranë LOEM-it, Ivica Jakimovski.

Oda kërkon vazhdim të afatit të normës së privilegjuar prej 5% nga TVSh-ja gjatë shitjes së apartamenteve të reja deri në 2023 dhe ndryshime në ligje që do të ndihmonin sektorin e ndërtimit.

“Për momentin, tregu nuk mund të përballojë një rritje të çmimit, nëse TVSh-ja rritet, nuk kemi vend për ta absorbuar atë në llogarinë e vet, që do të thotë se çmimet e apartamenteve do të duhen të rriten”,- theksoi nënkryetari i Odës së Ndërtimtarisë pranë LOEM-it, Zoran Azmanov.

Nga Oda e Ndërtimtarisë thonë se njoftimet për anulimin e planeve urbanistike të detajuara reflektohen negativisht. Ata thonë se stabiliteti në sektorin e ndërtimtarisë do të thotë stabilitet edhe për 26 degët e tjera ekonomike, që lidhen drejtpërdrejt me ndërtimtarinë. /TVM2/

Baby Boo