Angjushev: Qeveria miraton vendime, jo “Eco Guerilla”


Jugohromi nuk mund të punojë nëse nuk i plotëson standardet ekologjike. Ky është qëndrimi i zv.kryeministrit Koço Angjushev, pasi Alsat M publikoi një dokument i cili tregon se Qeveria vitin e kaluar ka planifikuar riaktivizimin e sërishëm të Jugohromit pa vendosjen e plotë të filtrave. Dokumenti flet për një takim prej para një viti të përfaqësuesve të OJQ-së nga Tetova, Eko Guerilla me kryeministrin Zaev dhe zv.kryeministrin Angjushev. Në atë takim nga Eko Guerila është kërkuar të nënshkruaj marrëveshje me të cilën kjo organizatë do pajtohej me qëndrimin të riaktivizohet Jugohromi, e në ndërkohë të vendosen filtrat, por me kusht që paralelisht të fillojë të punojë me dy furrat më të vogla. Me këtë nuk janë pajtuar ekologët. Zëvendëskryeministri Angjushev pohon se Jugohromi tashmë ka filluar me vendosjen e filtrave, ndërsa i tërë procesi pritet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti.

Nëse Eko Guerila ose cilado organizatë tjetër do lejojë ose jo të punojë ndonjë kompani? Askush nuk mund të jetë mbi institucionet e sistemit. Institucionet e shtetit janë ato që lejojnë ose jo të punojë dikush. Kuptohet, e gjithë kjo duke filluar nga rregullat ligjore pozitive – deklaroi  Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Zëvendëskryeministri informoi se kompania sipas planit financiar, patjetër të sigurojë edhe 1.5 milion euro shtesë nga Banka maqedonase për mbështetjen e zhvillimit. Ndryshe, javën e kaluar OJQ-ja Eko Guerilla pohonte se në adresë të tyre kohëve të fundit kanë marrë kërcënime që të heshtin dhe të mos reagojnë për Jugohromin. Nga ana tjetër, disa ekspertë thonë se me filtrat e planifikuara në kombinat do të filtrohen vetëm grimcat PM 10, por jo edhe grimcat më të vogla të njohura si PM 2.5 dhe tymi i oxhakëve.

https://youtu.be/UtBONb_eu7o

Baby Boo