Kurti i bindur: Kam koalicion vetëm me Vjosa Osmanin


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti po deklaron se ka koalicion vetëm me Vjosa Osmani. Kurti po thotë se nuk do të bëjnë koalicione pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, meqë siç tha ai, atë e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

“Numri 127 është numri i fitores, por kësaj radhe fitorja nuk është vetëm të dalim të parët se dihet që dalim ne të parët se nuk ka kush del i pari. Fitorja është 61 deputetë e më shumë, na duhet shumicë parlamentare se nuk do të bëjmë koalicione pas zgjedhjeve, ato i kemi bërë para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe unë. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, nuk do të qeverisim për t’u pasuruar, edhe zonja Osmani edhe unë do të mbetemi siç jemi klasë e mesme, për t’u pasuruar është biznesi”, tha Kurti.

Para qytetarëve në Shtime, Kurti ka thënë se synojnë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje këtë të diele.

Baby Boo