Angjushev nuk e di numrin e papunësisë në Maqedoni


Përqindja e papunësisë ulet, tha sot zv. kryeministri Koço Angjushev, por nuk e tregoi se është zvogëluar.

“Nuk dua të improvizojë me numra, por atë që e di është se numri i papunësisë po bie”, tha Angjushev në konferencë shtypi në Qeveri i cili njoftoi treguesit ekonomik për tre mujorin e parë të vitit 2018.

Sipas tij, treguesi i rritjes ekonomike të evidentuar nga 1 janari deri më 30 prill të këtij viti, në mes të tjerave vjen edhe nga ulja papunësisë.

“Këto numra dalin nga aktivitetet ekonomike në anën tjetër dalin edhe nga ulja e papunësisë, sepse aktivitetet ekonomike nuk bëhen pa rritje pa punësime shtesë. Numrat janë pozitiv, numri i papunësisë bie, por nuk dua të improvizoj, të them numër të saktë, theksoi Angjushev. /Telegrafi

Baby Boo