Arrestohet i mituri nga Debreshi i Gostivarit, kishte vjedhur një veturë në Gostivar


Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Njësisë policore Galatë, dje (20-dhjetor) kanë privuar nga liria një të mitur nga Debreshi i Gostivarit, i cili më datë 19 të këtij muaji kishte vjedhur një veturë ,,folksfagen pasat” me shenja regjistrimi të Gostivarit e cila kishte qenë e parkuar në rrugën lokale duke lidhur fshatrat e Gostivarit Debresh dhe Zdunjë. Makina iu kthye pronarit të saj F.J. (53) nga Debreshi, ndërsa pasi të dokumentohet plotësisht çështjen ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë e paraparë ligjore.Pa Censurë

Baby Boo