Angellovska: Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të vitit 2020, ja sa për qind


Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë nga viti 2020 arrin 16.2 për qind dhe është historikisht më e ulëta, ka shkruar sot në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Shkalla mesatare e papunësisë në vitin 2019 ka qenë 17.3 për qind, derisa në tremujorin e fundit të vitit 2019 ka qenë 16.6 për qind, thekson ministrja.

Ajo shtoj se viti ka nisur me rritje të punësimit, rënie të papunësisë, rritje të pagave…

“Megjithatë gjendemi në realitet të ri- pandemia Kovid-19 do të ndikojë në gjitha treguesit makroekonomik, por me masat që ndërmerren dhe do të ndërmerren do të tentojmë që kurba e papunësisë të jetë sa më e sheshtë, të ruajmë sa më shumë vende të punës, sa më shumë punëtorë të mbeten në vendet e punës, ndërsa atyre që vendet e punës do të mbyllet t’i mbështesim dhe mbrojmë”, ka shkruar Angellovska.

Baby Boo