E prekur nga COVID-19, Eliza Hoxha e kënaqur me kujdesin që po tregohet ndaj saj


Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha e cila ka rezultuar pozitive në testimet për COVID-19 ka thënë se Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës po tregon kujdes ndaj saj duke e telefonuar për të parë se si e ka gjendjen shëndetësore Hoxha ka shkruar në Facebook se kjo është hera e dytë brenda javës që Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës e ka telefonuar.

“Është hera e dytë sot brenda javës që marr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës për me pa se si jam dhe a kam nevojë për ndonjë gjë. Unë nuk kisha nevojë për asgjë – më mjaftoj kujdesi i qytetit ndaj qytetarit- ndjenjë shumë e mirë… por për familje e persona të tjerë mund të jetë jetike kjo ndihmë” ka shkruar Hoxha.

Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës po përkujdeset për të gjithë qytetarët me COVID-19.
“Ky shtab tash sa kohe përkujdeset njësoj për të gjithë qytetarët me COVID në Komunën e Prishtinës. Dua t’i përgëzoj për punën që po e bëjnë për qytetaret në Pandemi” ka shkruar Hoxha në Facebook.

Baby Boo