Analizë: Ilievski ndër kandidatët më aktiv, Mihajllovski injoron votuesit shqiptar


Pa Censurë ka analizuar fushatën e kandidatëve për kryetarë të Kumanovës nga fillimi i fushatës deri më 13 tetor. Kandidati i LSDM-së Oliver Ilievski rezulton të jetë kandidati më i përafërt me qytetarë me mbi 120 aktivitete, takime dhe paraqitje publike. Pas Ilievskit radhitet kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski me 71 aktivitete. Më pas vjen kandidatja e LDP-së Teodora Dimitrovska me 54 takime dhe paraqitje publike. Kandidati i vetëm shqiptar Bekim Saliu nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka realizuar 28 takime dhe paraqitje publike, ndërsa i fundit radhitet kandidati i VMRO-DPMNE-së Toni Mihajllovski me vetëm 20 takime dhe paraqitje publike. Mihajllovski më 7 tetor ka rezultuar pozitiv në CoVid-19 dhe ka ngrirë aktivitetet zgjedhore.

Ilievski i LSMD-së ka zhvilluar takime me qytetarët e të gjitha etnive. Ndërkaq kandidati i VMRO-DPMNE-së Mihajllovski ka takuar vetëm qytetarë maqedonas. Saliu i ASH-së nuk ka takuar qytetarët maqedonas ndërsa Dimitrovska e LDP-së ka takuar kryesisht qytetarë maqedonas dhe takime me etni tjera por jo edhe shqiptarë. Kandidati i pavarur Dimitrievski ka takuar kryesisht qytetarët maqedonas dhe disa vendbanime shqiptare përfshi edhe vendbanime të etnive tjera.

Baby Boo