ANALIZË: Anëtarësimi në NATO do të “ngrejë”, Covid-19 do të “shkatërrojë” ekonominë – çfarë na pret?


Data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe anëtarësim në NATO janë një sinjal i mirë për investitorët – klima e biznesit do të ndryshojë ndjeshëm në drejtim pozitiv, gjë që do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi në periudhën e ardhshme. Por, kriza e COVID-19 do të “tërheqë” ekonominë poshtë. Institucionet e huaja ndërkombëtare parashikojnë një recesion të butë, ekonomistët vendas me optimizëm – do të mbetemi në zonën pozitive.

Parashikimet: nga rritja 1.2%, e deri në recesion -0.4%…

Kërkesa e pasigurt e huaj, ndërprerja e punës në disa kapacitete prodhuese, kontrata e pa rinovuara, pasiguria rreth blerjen së lëndëve të para si rezultat i krizës nga COVID 19 – këto janë disa nga rreziqet e përmenduar nga ekonomistët vendas në anketën e fundit të bërë nga Banka Popullore për pritjet sa i përket inflacionit dhe pritjet për lëvizjen e PBB-së në periudhën e ardhshme. Për më tepër, analistët besojnë se nuk duhet anashkaluar dhe fakti se megjithatë ky vit 2020 është eedhe vit zgjedhor, në të cilin zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë, por megjithatë do të zhvillohen pas përfundimit të krizës shëndetësore. Ekonomistët besojnë se të gjithë këta faktorë do ta shkrijnë PBB-në në 1.2% gjatë gjithë vitit – që megjithatë do të thotë se ekonomia do të mbetet në zonë pozitive.

“Aktualisht, analistët e anketuar presin rritje prej 1.2% në vitin 2020 (një rënie prej 2.0 përqind) dhe rritje prej 2.4% në vitin 2021 (rënie prej 1.1 pikë përqind). ndërsa në vitin 2022 pritet një përshpejtim i moderuar i përqindjes së rritjes prej 2.9%. Të anketuarit i lidhin pritjet e këtilla me: krizën globale të virusit Covid-19, kërkesa e pasigurt të huaj dhe ndikimin e saj në ekonominë e vendit, rënia e kërkesës së brendshme, si dhe pasigurinë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të këtij viti, që do të pasqyrohej me përmbajtje të investitorëve vendas dhe aktivitet më të ulët kreditor” – thuhet në anketë.

Përderisa Covid-19 do ta “rrënojë” rritjen ekonomike, anëtarësimi në NATO dhe data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të japin një impuls pozitiv. Këto dy momente historike për ne, të pritura me dekada, sipas ekonomistëve, megjithatë do të ndjehen pozitivisht pas përfundimit të krizës shëndetësore.

“Nga ana tjetër, analistët presin që masat e ndërmarra monetare dhe fiskale, pranimi në NATO, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE, si dhe vazhdimi i projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të ketë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike në periudhën e ardhshme” – thonë nga BPM-ja.

Sipas njoftimeve optimiste nga Qeveria, pas përfundimit të masave më të fundit kufizuese, me rritjen e kohëzgjatjes së orës policore në territorin e gjithë vendit, pritet kthimi gradual në “jetën normale”. Por, kjo fazë do të fillonte nga fundi prillit, nëse masat aktuale japin rezultat. Në ndërkohë, me Dekretet e Qeverisë, ka filluar zbatimi i masave të jashtëzakonshme ekonomike për amortizimin e pasojave negative. Analistët e Bankës Botërore thonë se do të nevojiten reforma më të forta me të cilat do të targetohen sektorë të caktuar.

“Masat ekonomike dhe sociale për ta zbutur ndikimin e krizës do të jenë prioritare deri sa të vihet nën kontroll pandemia, por periudha e rikuperimit pas recesionit do të kërkojë reformë shtesë fiskale, reformë të konkurrencës dhe menaxhim të politikave publike për përshpejtim të qëndrueshëm të rritjes ekonomike. . Banka Botërore është duke e përfunduar programin e aktivieteve për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut për t’u përballur dhe për ta zbutur ndikimin e krizës, që përfshin edhe një projekt të ri të shpejtë në përgjigje të prioriteteve urgjente në sektorin shëndetësor, por edhe për t’i mbrojtur të ardhurat e familjeve, si p.sh. ristrukturimin e projekteve tashmë të aprovuara për të mobilizuar fonde për t’i mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto programe pritet të arrijnë në rreth 140 milion euro” – thanë nga Banka Botërore.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, rritja në vitin 2019 prej 3.6 përqind ishte çuditërisht e lartë, e po ashtu potencohet edhe niveli i ulët i papunësisë, i cili ra në një nivel tjetër të ulët historik, si rezultat i rritjes së punësimit.

“Megjithatë, perspektiva afatshkurtër – ngjashëm me atë të vendeve të tjera të rajonit – është negative për shkak të krizës që lidhet me COVID-19, e cila do të shkaktojë recesion në vitin 2020” – thuhet në Raportin e sapo publikuar të Bankës Botërore, në të cilin, për këtë viti parashihet recesion prej 0.4 përqind, ndërsa për vitin e ardhshëm 2021, rritje prej 3.6, kurse në vitin 2022 rritje prej 3.6 përqind.Portalb

Baby Boo