Analisti nga Shqipëria për Bregoviqin: Kush ka qejf patriotizmin, Beogradin e ka afër


Ftesa për pjesëmarrje këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë, ka nxitur reagime të mëdha kundër, por edhe pro. Analisti nga Tirana, Dritan Hila, në një reagim të tij, ka kritikuar ata që po kërcënojnë se do ta prishin festivalin.
Ai në reagimin e tij, ka thënë nuk bëhet patriotizmi në këtë formë, dhe ka kërkuar që Korça të lihet e qetë.

Reagimi i plotë i Hilës:
1-Muzikën jugosllave pak e pëlqej. Disa artistë si Dino Merlin, grupi Crvena Jabuka, bëjnë përjashtim. Kjo nuk i heq asgjë mirëkuptimit tim për kë e mendon ndryshe. Bregoviç i pelqej Bella Ciao në variantin cigan. Perlë. Kemi të bëjmë me çështje shijesh dhe si edukohesh. Për shembull polifonia apo kënga e veriut një evropiani i duken klithma parahistorike. Por për mua janë identitet.

2-Korça nuk e meriton një rrëmujë. Ata edhe bustin e Enver Hoxhës e hoqën me procesverbal dhe jo me demonstratë.
3-Kush ka qejf të tregojë patriotizëm, Beogradin e ka afër. Le të shkojë e ta kalli. Shpresoj që rrugës të marrin edhe Mitrovicën, nëse i lenë të kalojnë nga ura. Vetëm se mos rrini gatitu para policëve serbë të doganës.

Baby Boo