Analistët, fushata për referendumin edhe promovim partiak


Kur kanë mbetë edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës për Referendumit, partit politike janë të mendimit se në këtë fushatë ato kanë arritë të përcjellin mesazhet e duhura deri tek elektorati për sa i përket përfitimeve që mund ti kete vendi me anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Por për dallim prej partive, një pjesë e analistëve politikë, janë të mendimit se kjo fushatë më tepër i është nevojit subjekteve politike për ta mbajtë trupin e tyre votues aktiv, për zgjedhjet eventuale parlamentare të parakohshme, të cilat janë ngushtë të lidhura me epilogun e vet referendumit.

Por ka edhe të tjerë të cilët mendojnë se në këto tubime janë përcjellë mesazhet e duhura, sepse para rrëndësis që mund ti ketë një subjekt politik në zgjedhjet e Parakohshme eventuale Parlamentare, rëndësia e Referendumit dhe prespektiva e vendit është shumë më e rëndësishme.

“Jam i bindur se fushata ka marrë kahje drejt prespektivës europiane, dhe besoj se partitë politike, por edhe sektorët tjerë si shoqëria civile, mediat, organizatat ndërkombëtare, por edhe sektori i biznesit japin mesazhe të qartë dhe të ngjajshme me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të treguar rrugën europiane dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Dhe kjo është me domethënie të madhe për Maqedoninë dhe për Rajonin, por besoj se do të jetë edhe një sinjal për një kohezion mes gjithë popujve dhe shteteve, sinjal që ka mesazhet e paqes dhe mirkuptimit në rajon” – tha analisti politik, Albert Hani.

“Kuptohet se në këtë process partit politike luajnë rolin kryesorë si fuqit më të mëdha lëvizëse politike në vend, dhe ajo që është më domethënëse se kjo fushatë nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për ta motivuar anëtarësin e tyre partiake, dhe jo të luhet në kartën se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo pas Referendumit, por siqerishtë dhe realishtë ta tregojnë qëndrimin e tyre se cka pas referendumit, dhe cila është ardhmëria e të rinjëve në vend. Një qëndrim real do ta mundësonte që ti kristalizojnë qëndrimet edhe ato të rinjë të cilët nuk janë pjesë e subjekteve politike, dhe vetëm në këtë mënyre mund të ndërtojmë një qëndrim të qartë si popull për referendumin” – u shpreh Bllazhen Maleski, koordinator i këshillit nacional rinor në Maqedoni.

Subjektet politike por edhe Parlamenti si trup Kordinues dhe udhëheqës i fushatës për Referendumin do të vazhdojnë me intenzitetin e njëjt deri me datë 28 në mes natë, kurë është dita e fundit e fushatës. Ndërsa me datë 29 do të votojnë të burgosurit dhe diaspora, ndërsa me datë 30 është dita vendimtare për Maqedonin, kur 1 milion e 800 mijë votues nga Maqedonia do të kenë të drejt të dalin dhe të votojnë.

Baby Boo