Amnistia e Gruevskit, Sela: Nuk do të isha kundër, nëse në tryezë vendosen edhe “Monstra” dhe “Lagjja e trimave”


Duhet të jesh aktor i këtyre bisedime që të dish çfarë mund të ndodh. ASH nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve. Tani po del se opozita ka ndikuar te presidenti që të amnistojë (Nikolla) Gruevskin”.

Kësisoj, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, edhe pse pjesë e Qeverisë hodhi poshtë pretendimet se kjo parti është pjesë e negociatave për kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sela shtoi se do të ishin të interesuar, ai personalisht dhe subjekti politik që i takon ai për kët; temë, nëse në tryezën e bisedimeve do të vendoseshin edhe lehtësimet e dënimeve për të dënuar të tjerë, siç është rasti “Monstra”, “Lagjja e trimave” dhe “Alfa”.

“Nuk do të ishte mirë për shtetin e së drejtës që të amnistohen vetëm politikanët. Nëse do të hapej kjo, unë do të isha i interesuar për këtë rast nëse në tryezë do të vendosej rasti “Monstra”, “Lagja e trimave” e “Alfa””, tha Sela.

Baby Boo