Amdi Bajram: Republika e Maqedonisë së Veriut ka qenë vizioni im që nga viti 1996


Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Amdi Bajram, në ballin rom i cili tradicionalisht u mbajt të premten, ka uruar shtetin për emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se emri i ri i shtetit ka qenë vizion i tij që nga viti 1996, duke aluduar në inicialet e partisë së tij, e cila në gjuhën maqedonase i ka të njëjta me emrin e ri të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut. Partia SRM, do të thotë Lidhja e Romëve të Maqedonisë – Republika e Maqedonisë së Veriut. Prej vitit 1996 ky ka qenë vizioni im”, tha Bajram.

Ndryshe, Amdi Bajram në këtë përbërje parlamentare ka qenë pjesë e koalicionit me OBRM-PDUKM-në, por pas disa përplasjeve ai u bë pjesë e shumicës parlamentare të pushtetit.

Baby Boo