Ambienti luksoz që po qëndron Behgjet Pacollin


Behgjet Pacolli ka ateruar në Tiranë por nuk dihet nëse do të hyjë në Kosovë e nuk do të futet në karantinë për 14 ditë.

Prej dje, ky debat ka përfshirë vendin. Kreu i AKR-së dhe Ish – Ministri i Jashtëm i Kosovës ka qëndruar për sa ditë në Zvicër dhe po vjen këtu për të marrë pjesë në seancën për Qeverinë e re. Nga partia e tij dhe të tjerët e thonë se Pacolli ka imunitet si deputet dhe se ka qenë gjithë kohën i mbyllur dhe se ka dokumente shëndetësore që ia lejon që të mos hyjë në karantinë, shkruan Reporteri.

Por nga Qeveria e Vetëvendosjes thonë se rregullat vlejnë edhe për Pacollin, ani pse kishte pasur raste që persona që kishin ardhë nga jashtë vendit nuk ishin futur në karantinë.

Nëse Pacolli pajtohet të mbes në karantinë, në shtëpinë e tij, aty ai ka një ambient tejet luksoz.

Biznesmeni nga Hajvalia do të pushojë e relaksohet në hapësirat e jashtëzakonshme të shtëpisë së tij prej 3500 m2.

Në këto fotografi shihen pishina, bowling, kinema që janë brenda shtëpisë së Pacollit.

Baby Boo