Ambasadori rus në Beograd: Nëse Kosova kërkon vetëm njohje, s’do ketë rezultate


Ambasadori i Rusisë në Seri, Aleksandar Bocan-Harcenko, ka thënë se nëse Kosova kërkon vetëm njohje nga Serbia dhe tjerat nuk e brengosin, atëherë sipas tij nuk do të ketë rezultate. Në një intervistë për Kurir, Ambasadori i Rusisë në Seri, Aleksandar Bocan-Harcenko, është shprehur se për shtetin e tij e rëndësishme është zgjidhja e problemit të Kosovës, zgjidhje kjo që të jetë në interes të Beogradit. Ai gjithashtu ka thënë se Rusia është kundër marrëveshjeve të paracaktuara dhe se Prishtina zyrtare duhet të dalë me qëndrim konstruktiv.

”Për ne është e rëndësishme që zgjidhja e problemit të Kosovës të jetë në interes të Beogradit, e bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rusia në parim është kundër marrëveshjeve të paracaktuara për derisa Prishtina ka qëndrim që Kosovës i nevojitet vetëm njohja e Serbisë dhe tjerat nuk e brengosin, kështu nuk shoh ndonjë përparim. Pres që Prishtina zyrtare të dalë me qëndrim më konstruktiv”, ka thënë Aleksandar Bocan-Harcenko.

Aleksandar Bocan-Harcenko ishte edhe emisar special i Rusisë gjatë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Vjenë dhe procesit të Martti Ahtisaari që rezultoi me shpallje të Pavarësisë së 17 shkurtit.

Baby Boo