Kina fajëson Spanjën për koronavirusin: Covid-19 lindi në Barcelonë


Një zyrtar kinez në mënyrë sensacionale ka bërë me faj Spanjën për nisjen e pandemisë globale të koronavirusit.

Kreu i qendrës kineze të kontrollit shëndetësor Zeng Guang tha se në studime zyrtare gjurmë të Covid-19 janë zbuluar ujërat e zeza të Barcelonës në mars të vitit 2019.

Guang shtoi më tej: “Nuk ka rëndësi se në cilin vend nisin kërkimet për sa kohë që ato përfshijnë të gjithë vendet dhe rezultatet nxirren me përgjegjësi”.

Ai shtoi se prezenca e Covid-19 në mostrat e kryeqytetit të Katalonjës, nëntë muaj para zbulimit të sëmundjes në Vuhan, dëshmon për një origjinë tjetër të epidemisë.

Deri tani studimet për origjinën e koronavirusit të ri vrasës ishin përqendruar në tregun prodhimeve të detit në Vuhan.

Ndërkohë perëndimi ka akuzuar Kinën se fillimisht ka fshehur detaje të virusit që tashmë ka vrarë më shumë se 500 000 njerëz në të gjithë botën.

OBSH do të dërgojë një mision në Pekin për të hetuar shkaqet e epidemisë, por para misionit aty, studiuesi i njohur kinez Wang Guangfa insistonte se një mision i tillë duhet të dërgohet edhe në Spanjë.

Baby Boo