Ambasadori O’Connell nuk i gëzohet golit të Januzajt sa të shqiptarëve të tjerë


Adnan Januzaj i ka dhuruar fitoren Belgjikës në ndeshjen e fundit brenda Grupit G.

Që prej shpërndarjes së lajmit se zyrtarët e Përfaqësueses së Kosovës kanë provuar që të bien në kontakt me të dhe babain e tij Abedin Januzaj që ai të mbrojë ngjyrat e Kosovës, simpatia për të është zbehur.

Edhe më shumë, kur javë më parë vet futbollisti deklaroi: “Jam belg, kam lindur në Belgjikë”.

E duket se anësori e ka humbur simpatinë jo vetëm të shqiptarëve.

Këtë në një formë sonte e ka thënë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

“Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët”.

Veç sonte më pak”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Baby Boo