Ambasada: Nuk ka shqiptarë mes viktimave në Athinë


Në vijim të tragjedisë në Athinë, Ambasada e Shqipërisë, ka njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar. Ambasada bën të ditur se në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shqiptar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, tha Ambasada e Shqipërisë në Athinë. /Telegrafi

Baby Boo