Tetë zyrtarë të Zyrës së Auditimit infektohen me COVID – 19, izolohen 30 të tjerë


Tetë punonjës të ZKA-së kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërsa 30 të tjerë janë vetizoluar.

ZKA-ja ka njoftuar se të të infektuarit janë duke u trajtuar në shtëpi dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Pavarësisht masave të marra dhe kujdesit të shtuar 8 punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19 ndërsa 30 të tjerë gjenden në vetizolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Po ashtu grupet e rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç shtatzënat dhe kronikët po punojnë nga distanca” thuhet në njoftim.

Baby Boo