Ambasada e Zvicrës me kalendar me 12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë (Foto)


Ambasada zvicerane në Shqipëri ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bukura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

“Kalendari ynë për 2019 përmban foto nga e gjithë Shqipëria”, shkruan Ambasada e Zvicrës në Tiranë duke uruar edhe “Gëzuar Vitin e Ri”.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Divjakës, ishulli i Sazanit, kanionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj, janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, reflektojnë jo vetëm bukuritë turistike të Shqipërisë, por edhe 4 stinët e vitit.

Baby Boo