Ambasada Amerikane: Rugova dhe Lewis, ikona që punuan për të drejtat dhe liritë e njeriut


Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përkujtuar dy ikonat e të drejtave të njeriut, John Lewis dhe Ibrahim Rugova, që sipas tyre mbahen mend si udhëheqës me ndikim dhe frymëzues.
Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, kanë bashkëngjitur pjesë nga veprimtaria e të dyve dhe kanë ndarë citate të Rugovës dhe Lewis.

“Në ditët në vijim do të duartrokasim heronjtë dhe liderët nga Sh.B.A dhe Kosova që punuan për të drejtat dhe liritë për të gjithë. Për të filluar, le të përkujtojmë ikonat e të drejtave të njeriut të cilët mbahen mend si udhëheqës me ndikim dhe frymëzues”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Baby Boo