Ambasada Amerikane ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së


Atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer, në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.

Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.

Baby Boo