Zaevi e çon menjëher ministrin në Strumicë që u godit nga moti i keq, ndërsa Porojin e ka harruar


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot do të vizitojë rajonin e Strumicës, i cili u godit dje nga moti i keq, i përcjellur me shi dhe breshër.

Kulturat bujqësore, të cilat nuk kanë qenë të mbrojtura në fshatrat Murtino dhe Saçevë, janë më të prekura nga stuhia e djeshme që goditi rrethinën e Strumicës.

Kulturat në të hapur u goditën nga breshëri, ndërsa nga era e fortë janë shkatërruar najlonët e serrave.

Në fshatin Saçevë janë shkulur drunj, ndërsa në disa çati pllakat u thyen.
Nga Qendra për menaxhim me kriza në Strumicë informojnë se Njësia zjarrffikëse në Strumicë ka ndërhyrë duke nxjerrë ujë nga tre bodrumet në Strumicë.

Në qytet mbrëmë nën ujë kanë qenë rrugët “Mlladinska”, ndërsa dëme ka pasur në rrugën e njohur “Leblebexhiska”. Në të dyja vendet kanë intervenuar ekipet e Ndërmarrjes Publike për menaxhim me ujërat “Komunalec”

Baby Boo