Alpinizmi, teren i panjohur për të rinjtë e Maqedonisë


Në Maqedoni veprojnë dhjetëra shoqata që merren me sportet e ndryshme malore ku bën pjesë dhe alpinizmi, bjeshkataria, si dhe vrapimi në mal, por drejtuesit e këtyre shoqatave thonë se pjesa më e madhe e anëtarësisë i takojnë grupmoshave mbi 35 vjeçare.

Jashar Hirda, drejtues i Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike – Shkupi , shoqatë kjo që vepron për 5 vite për Radion Evropa e Lirë, thotë dhe se shoqata që drejton synim ka mbjelljen e dashurisë për natyrën, tek të rinjtë të cilët gjithnjë e më shumë janë të robëruar nga bota elektronike.

Hirda thotë se të rinjtë pavarësisht se jetojnë në kohën ku është fare e lehtë të gjesh informacion për çdo gjë, ata shumë pak janë të informuar për dobitë që sjell sporti malor.

“Të rinjve duhet t’u shpjegohet më shumë rreth dobive që sjell sporti malor. Pikë së pari ata nuk dinë aq sa duhet për dobitë në spektin shëndetsor, do të thotë ai shkarkimi psikik, socializmi do të thosha, afrimi mes të rinjve, njohja mes vete jo brenda vetëm mes shqiptarëve, por edhe me të rinjtë e etnitetit maqedonas si edhe etnitet e tjera”.

“Ngjitja në mal të mundëson të njohësh njëri tjetrin pa paragjykime sepse në majat e larta të gjithë janë të barabartë dhe bashkëpunimi është elementi kryesor që të bën të suksesshëm në realizimin e synimeve në këtë rast, arritjen në maje”, thotë Jashar Hirda.

Ndërkaq, Naser Miftari profesor në gjimnaz, thotë se ngjitjet në mal ndihmojnë shumë të rinjtë jo vetëm në aspektin psikofizik, por edhe ndërgjegjësimin për natyrën, gjë që paraqet sfidë për të ardhmen sa i përket ambientit jetësor.

“Ky rreth ka një përvojë jo të zhvilluar sa i përket zhvillimit të bjeshkatarisë si sport. Shumë vonë janë themeluar shoqatat bjeshkatare shqiptare, ata veprimtarinë e tyre kanë filluar ta shtrijnë 5 vitet e fundit e këndej”.

Kanë munguar udhëheqësit të cilët në mënyrë direkte do të ishin në mesin e të rinjve si guida malore, me ç`rast në gjuhën amtare do t’i njihnin të rinjtë me përgjegjësitë që kanë ata për ruajtjen e natyrës dhe dobitë që sjell çdo sport që zhvillohet në natyrë, një diçka që bota e civilizuar e ka futur në planprogramet mësimore dhe me përpikëshmëri e zbaton”, thotë Miftari.

Arbnora Qaili, nxënëse e shkollës së mesme, thotë se me alpinizëm është marrë në Gjermani, por pas transferimit në Maqedoni nuk ka vazhduar me këtë sport.

“Shikimi nga lartë është i papërshkueshëm. Ngjitesha në malet e Munihut gjersa qëndroja në Gjermani, por në Maqedoni më nuk merrem me sportet malore”, thotë Arbnora Qaili nxënëse.

Por, Hava Emini studente thotë se tanimë një kohë e ka bërë praktikë që të dielave në vend të palestrës të frekuentoj ngjitjet në mal edhe pse sic thotw pwr sportet malore në mungesë të informacioneve janw krijuar shumë tabu sidomos për gjininë femërore.

“Bjeshkatëria në mesin e të rinjve është një teren me shumë të panjohura. Mbase ka disa faktorë që të rinjtë shqiptarë shumë pak dinë për këtë sport malor. Është mungesa e shoqatave, mungesa e informimit, mediat pak informojnë për bjeshkatarinë, gjithsesi këtu janë edhe tabutë se bjeshka është vetëm për meshkujt”.

Kur i kalon këto sfida, gjithçka bëhet më e lehtë. Ja unë vetëm pas disa javësh ngjitje arrita të sfidojë dhe majat e larta, ata me lartësi mbidetare mbi 2 mijë e 500 metra”, thotë ajo.

Federata e Maqedonisë е cila në vete ngërthen shumë sporte malore, në gjirin e saj ka mbi 49 anëtarë, prej të cilëve 5 janë të themeluara nga shqiptarët.

Baby Boo