Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare për shkak të tradhtisë


Alma Bektashi mori famë me duetin hit “Ti nuk më tradhëton” me Aleksandër Gjokën, në Festivalin e Këngës ‘94, ndoshta nuk e kishte imagjinuar se djali që njohu në atë kohë në Tiranë dhe krijoi familje më pas, do vinte një ditë që do ta tradhtonte.

Sot, pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma po i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese, për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.
Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila ka qenë vetë e para që ka ndarë me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata janë ende të martuar.

Burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se dhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen. Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja Bektashi ka nisur procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës, lëvizje që po i bën larg vëmendjes mediatike për shkak edhe të faktit se ata janë prindër të dy fëmijëve nga kjo martesë e gjatë, vajzës 23- vjeçare Anisa, dhe djalit 14-vjeçar, Orest.

Baby Boo