Aliu i vogël 2 vjeçar ka nevojë për ne


Ali Kamberi, 2 vjeçari nga Ferizaji është fëmiju i vetëm i çiftit Shukrije Mulaku dhe Zejnullah Kamberi. Prindërit e Aliut janë me aftësi të kufizuara dhe të papunë. Çifti në fjalë së fundmi kanë bërë thirrje të gjithë bamirësve që t’i ndihmojnë djalit të tyre të vetëm.
Aliu është diagnostikuar me tumor në kokë dhe duhen të holla për operimin e tij jashtë vendit, në Turqi. Kjo është hera e dytë që Aliu duhet t’i nënshtrohet operacionit. Ai është shtruar në spital në Turqi dhe i duhen 25 mijë euro për t’u operuar. Prindërit e Aliut luten që të ndihmohen nga bamirësit për këtë rast që të arrihet shuma e duhur për operimin e tij.
Kjo është llogaria bankare ku mund të dërgoni paratë për Aliun, NLB Bank: XK05 1707003411753075. Llogaria bankare është në emër të babait të Aliut, Zejnullah Kamberi. Mund të lajmëroheni edhe tek ky numër +383-45-515-276.
Aliut i urojmë shërim të shpejtë!

Baby Boo