Dymbëdhjetë inxhinierë të diplomuar e morën çmimin Unaza inxhinierike


Dymbëdhjetë student të diplomuar nga fakultetet që kultivojnë disiplina inxhinierike në shtet, sot e morën mirënjohjen Unaza inxhinierike. Manifestimi mbahet për të 18-tën herë, ndërkaq është në organizim të Institucionit inxhinierik të Maqedonisë dhe Odës së arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar.
Çmimet u ndanë në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, I cili njëherit është edhe mbulues I këtij manifestimi.

Fitues të Unazës inxhinierike janë Maria Petrova nga Fakulteti arkitektonik, universiteti “Shën Cirili e Metodi” Shkup, Dejan Gegovski nga Fakulteti I ndërtimtarisë pranë USHCM, Maja Sharevska, Fakulteti makinerik pranë USHCM, Monika Fidançevska nga Fakulteti teknologjik metalurgjik – USHCM, Anita Bliznakovska nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim – USHCM, Jovana Dobreva nga Fakulteti për Shkenca informatike dhe inxhinieri kompljuterike – USHCM, Elena Sokolevska, nga Fakulteti për shkenca pyjore pranë USHCM, Ana Maria Stamenkovska nga Fakulteti për dizajn dhe teknologji të mobiljeve dhe enterier, USHCM, Elena Stefova nga Fakulteti matematikor natyror- USHCM, Maria Grujoska nbga Fakulteti për shkenca natyrore dhe teknike, UGD Shtip, maria Naumovska nga Fakulteti teknik, Universiteti “Klimenti I Ohrit” Manastir dhe Metodija Buceski nga Fakulteti për Elektroteknikë dhe teknologji informatike – USHCM.

Presidenti Stevo Pendarovski, I cili sot ua dorëzoi çmimin fituesve, theksoi se beson që unaza inxhinierike tashmë u shndërrua në projekt të suksesshëm dhe original, I cili e realizon qëllimin fillestar, afirmimin e profesioneve inxhinierike dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë.
Sipas presidentit Pendarovski, inxhinierët e diplomuar duhet ta gjejnë vendin në arsim, në institucione, në subjektet ekonomike, dhe aty ta shfrytëzojnë dijen dhe talentin e tyre, në mënyrë që të kontribuojnë për zhvillimin e komunitetit.

Kryetarja e Institutit inxhinierik të Maqedonisë, Kristina Spasevska në fjalimin e saj sot para ndarjes së çmimeve I uroi fituesit dhe më të afërmit e tyre.
Ajo theksoi se Unaza inxhinierike është pjesë përbërëse e kësaj mirënjohjeje dhe përmban kurorë nga gjethe lisi në të cilën janë sendërtuar shenjat e institucionit inxhinierik të Maqedonisë dhe Odës së arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar.

Siç potencoi, çdoherë me ndarjen e kësaj mirënjohjeje për inxhinierët më të mirë e konfirmohet suksesi I tyre dhe angazhimet e mëdha gjatë studimit të jenë të parët, në fakultetin që kanë zgjedhur, por me atë rast Spasevska e ceki edhe rolin që e kanë pasur dhe e kanë profesorët e tyre, sepse, siç tha, angazhimi I tyre ,mundëson tek studentët nga mosha më e hershme të zhvillohet dashuria ndaj inxhinierisë.
Kryetarja e Odës së arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar, Kristinka Radevski në fjalimin e vet theksoi se kjo mirënjohje më e lartë është konfirmim për edukim të këtyre student[ve, ky çmim është mirënjohje për mundin e tyre të investuar, për cilësitë e tyre, për vizionin dhe ëndrrat e tyre, për perspektivat dhe rrugët e ardhshme.

Baby Boo