Alite tregon romancën e fshehtë me vajzën e kryemafiozit: Kur ajo ishte e martuar…


I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ish mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, ka folur për punën e tij si trafikant i familjes së famshme kriminale. Alite u shpreh se mafia është biznes dhe se me të mund të bësh shumë para, po ai tha se nuk është kjo që do t’ju sygjeronte njerëzve. Siç dihet edhe nëpër media, John Alite ka patur edhe një histori me vajzën e kryemafiozit.

Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh John J Gottit. Dashuria për vajzën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane. Alite u shpreh se vajza e kryemafiozit ishte e martuar në kohën që ka flirtuar me të:

“Është shumë e thjeshtë të manipulosh të rinjtë, kur vajza e tij mu afrua unë kam qenë gjithmonë pranë tyre. Shpesh më përqafonte. Vajza që ishte pjesë e asaj familje  ishte pjesë e asaj jete. Më pas ata e morën vesh, ata thonë që nuk e kanë ditur, por une mendoj që e kanë ditur gjithmonë. Unë me vajzën e Gottit u afruam kur ajo ishte e martuar.Burri i vajzës e keqtrajtonte vajzën, famija e Gotit e kanë shkepur në dru dhëndrin. Ka dërguar njerëz të tjerë për ta rrahur, jo mua”, u shpreh Alite.

Baby Boo