Moti i ligë shkatërron tërësisht të mbjellat në rajonin e Pellagonisë


Moti i keq që e kaploi dje pasdite rajonin e Pellagonisë, e ka shkatërruar duhanin tërësisht. Banorët e fshatrave të Prilepit, Konjari i Vogël dhe i Madh, thonë se nuk mbajnë mend që më parë ka pasur kaq mot të tillë.

Ata thonë se mjetet themelore për jetesë i sigurojnë nga duhani, andaj kërkojnë ndihmë nga Komuna e Prilepit dhe nga shteti.
Pjesa më e madhe e bujqve i kanë siguruar të mbjellat, ndërsa të tjerët thonë se nuk i sigurojnë për shkak se, siç thonë, kompanitë e sigurimit nuk kryejnë vlerësim real. Ata kërkojnë ndryshim të mënyrës së sigurimit.

Nga Komuna e Prilepit, thonë se dje ekipet menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se të mbjellat janë 100% të shkatërruara.

“U bëj thirrje të gjithë të dëmtuarave që të parashtrojnë kërkesë deri te vetëqeverisja lokale, që ne të dalim në terren dhe në bazë të kërkesave të tyre, të kryejmë vlerësim”, u shpreh Zoran Paçeshkoski nga Komuna e Prilepit.

Përveç të mbjellave, dje kanë pësuar edhe kafshët që kanë qenë në ato momente jashtë. Për vetëm dy jave, kjo është hera e dytë që moti i ligë e kaplon rajonin e Pellagonisë dhe shkakton dëme.

Përndryshe, në Maqedoni nga duhani mjetet për ekzistencë i sigurojnë mbi 40 mijë familje. Në nivel vjetor, prodhohen 23 mijë tonelata duhan, ndërsa i njëjti eksportohet në mbi 30 vende të botës.

Baby Boo