Alimi: Vetëm një popull gjysmak mund të jetë i lumtur me gjysëm të drejta nacionale


Nga prof.dr.Dervish Alimi

Në këtë ditë të sotme të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, dëshiroj të shpreh urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë qytetarët e Kosoves, kolegët e mi të studimeve, profesorët e mi të nderuar dhe kolegët e punës, dhe t’u uroj atyre që të shijojnë me krenari frytet e sakrificave të tyre pothuajse mbinjerëzore, si në rrafshin e protestave studentore dhe gjithëqytetare, ashtu edhe në rrafshin e rezistencës dhe padëgjueshmërisë së tyre qytetare që rezultoi me formimin e sistemit paralel institucional, dhe që në fund kulminoi edhe me rezistencë të armatosur ndaj atyre që ua mohonin jetën dhe ekzistencën e tyre në vendbanimet autoktone shqiptare.

I uroj popullit shqiptar të Kosovës edhe për përgjegjeshmërine e tij qytetare dhe kombëtare dhe për vendosmërinë e tij për të dënuar ata që devijuan nga rruga e drejtë, për të zgjedhur rrugën e pasurimit familjar me anë të vjedhjes së thesarit te shtetit, dhe nga ana tjetër, për të shpërblyer të merituarit, ata që nuk u dorëzuan dhe nuk devijuan kurrë në rrugëtimin drejt ndërtimit të institucioneve të mirëfillta të një shteti demokratik, të pavarur dhe të fuqishëm ekonomik.

Njëkohësisht, nuk mund të mos shpreh keqardhjen time të thellë për dështimin e politikës kombëtare të neve shqiptarëve këndej kufijve administrativë të shteteve shqiptare, edhe atë në një kohë dhe në rrethana shumë më të volitshme dhe të relaksuara demokratike, kur kemi të drejtë të zgjedhim në mënyrë të pavarur, me zemër dhe ndërgjegje të pastër, pa u detyruar dhe kërcënuar nga askush.

Ne, shqiptarët e Maqedonisë, dështuam që në fillet e para të ndërtimit të sistemit dhe demokracisë pluraliste, kur zgjodhëm rrugën më të lehtë, të përshtatjes ndaj situatës dhe sendërtimit të politikave të ‘pavarura’ prej bashkëkombasve tanë përtej kufirit.

Edhepse në këtë rrugëtim politik nuk na kanë munguar njerëz të ditur dhe të guximshëm, njerëz të lapsit dhe të pushkës, Ne sërish ndjehemi të paplotësuar politikisht dhe kombëtarisht, sepse në momentin që flasim, nuk mund të krenohemi se çështja shqiptare kombëtare është rrumbullakësuar, se kemi arritur të kemi status të barabartë politik dhe juridik me bashkëqytetarët tanë të kombit tjetër, me të cilët vendosëm ta ndajmë bashkë fatin dhe ardhmërinë në nënqiellin tonë të përbashkët të quajtur tani RMV.

Që ironia të jetë më e madhe, në skenën tonë politike ballafaqohemi me sfida shumë kontradiktore. Ne fillimisht zgjedhim njerëz dhe parti që e kanë gojën plot me fjalë dhe projekte të mëdha kombëtare, që pastaj të perfundojmë të zhgënjyer me përfaqësimin e tyre modest, dhe me dyshime të bazuara se dikush prej liderëve na ka shitur rrugës, për vetë faktin se rezultati i punës së tyre është realizimi i përgjysmuar i projekteve të mëdha kombëtare dhe gjymtimi i tyre në projekte të vogla të nivelit partiak.

Te ne koncepti ‘komb’ u zëvendësua me konceptin ‘parti’, pasi që përfaqësuesit tanë kujdesen vetëm për bashkëpartiakët e tyre, duke e ulur pazarin politik të realizimit të të drejtave nacionale në nivelin e shpërblimit material të anëtarëve, simpatizantëve dhe telalëve të partisë, në mënyrë që të mbyllen në vehte si mburojë ndaj të tjerëve që i përkasin kombit të njëjtë, për t’i shikuar pastaj edhe si ‘armiq’ të rehatisë së tyre shpirtërore dhe materiale, të cilët duhet luftuar, përçarë dhe sunduar.

Nga ana tjetër, ata të cilët edhe e mohojnë statusin tonë të barabartë politik dhe juridik, jo rastësisht nuk janë më në qendër të sulmeve tona politike, sepse punën e tyre e bën tjetërkush, edhe atë partia dhe partitë politike që thirren se ka-në legjimitet të caktuar politik për të na perfaqësuar në pushtet, por të cilat kënaqen vetëm me plotësimin e dëshirave të rrethit të ngushtë të familjarëve të lidershipit partiak.

Prandaj, ne kemi tani të drejta nacionale gjysëm të realizuara, me status të gjysëmkombit apo pjesës së kombit në kushtetutë, me gjuhë gjysëm-zyrtare apo zyrtare edhe atë në rajone me shumicë shqiptare prej mbi 20%, me flamur të përgjysmuar si nga madhësia ashtu edhe nga gjerësia e përdorimit-në rajone me shumicë shqiptare prej mbi 50%!
Prandaj edhe në vendbanimet shqiptare, dora e shtetit vërehet shumë pak ose pothuajse aspak, sepse përfaqësuesit shqiptarë që duhet të luftojnë për ndarjen proporcionale të buxhetit, kujdesen vetëm për ndarjen proporcionale të tenderave dhe koncesioneve partiake.

Prandaj edhe ministritë që i udhëheqin shqiptarët kanë statusin e gjysëm-ministrive dhe mbi krye kanë nga një zv. kryeminister maqedonas, sepse i pari është vetëm për t’u kujdesur për interesat e partisë, ndërsa i dyti është aty që të mos cënohet mbarëvajtja e institucioneve shtetërore.
Prandaj edhe Marrëveshja e Ohrit, që duhej të ishte minimumi i kompromiseve që duheshin berë, që të ndanim përgjegjësinë dhe privilegjet e ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët, rrugës e përgjysmoi kuptimin dhe peshën e vet, falë paaftësisë politike dhe profesionale e parti

Baby Boo